Në maj të këtij viti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 13 ambasadorëve të emëruar politik në disa vende të rëndësishme të botës. Por, ende zyrtarisht nga kjo ministri nuk janë caktuar ambasadorët e ri.
Gazeta Online Reporteri.net nga burime të veta në Ministrinë e Punëve të jashtme merr vesh se këta janë personat që janë propozuar për ambasador në këto vende dhe pritet konfirmimi nga vendet përkatëse.
Procesi i intervistimit ka përfunduar për 6 ambasadorë të propozuar me çelës politik.
I propozuar për ambasador në Mbretërinë e Holandës është Dren Doli.
Ndërsa në Paris të Francës për ambasador është propozuar Mehdi Halimi.
Ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe është propozuar Xhabit Hamiti.
Martin Berishaj është propozuar ambasador për në Kroaci.
Mehdi Halimi është propozuar ambasador në Francë.
I propozuar është edhe Faruk Ajeti për në Gjermani.
Në Bruksel për ambasador është propozuar ish-kryeredaktori i “Koha Ditore”, Agron Bajrami.
Ndërsa Ilir Kapiti është propozuar për ambasador në Mbretëri të Bashkuar. Kapiti është momentalisht zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.
Reporteri.net merr vesh se tashmë të propozuarit kanë filluar disa trajnime në Akademinë Diplomatike të Kosovës.