2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurores të rastit së dhunimit të 15-vjeçares

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores në rastin e dhunimit të një 15-vjeçareje.

Dhunuesi i 15-vjeçares ishte dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, ndërsa me këtë dënim ishte pajtuar edhe prokurorja e rastit, Lirije Morina.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik lidhur me çështjen penale PP.nr.68/12, për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 193, paragrafi 3 i KPK-së, se Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës, konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores, e cila ka përfaqësuar këtë lëndë”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Pejë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img