2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pas veprimeve të ndërmarra hetimore për disa muaj, kanë arrestuar një person të dyshuar me inicialet (M.B.), ish-zyrtari i gjendjes civile në Prishtinë (tani i pensionuar).

Dyshohet se i njëjti gjatë punës së tij zyrtare, në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, në disa raste me persona të ndryshëm, pa vërtetuar dhe verifikuar, në kundërshtim me të dhënat nga librat amzë të skanuar, personat e dyshuar i ka regjistruar në librat amzë kinse kanë qenë të regjistruar, dhe më pastaj të njëjtit i ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, kurse të dyshuarit kanë arritur të pajisen me dokumente identifikuese të RKS-së, si letërnjoftim dhe pasaportë me të dhëna të rreme me të cilat dokumente janë paraqitur në shtetet perëndimore.

“Personi i dyshuar i lartcekur me iniciale (M.B.), dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe me aktvendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, të njëjtit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve”, njofton policia, transmeton Express.

“Raste janë iniciuar edhe për katër (4) persona të tjerë të involvuar nën dyshimet për kryerje të veprave penale ‘’Falsifikim i dokumentit’’ nga neni 390 dhe ‘’Legalizim i përmbajtjes së rreme’’ nga neni 395 i KPRK-së, për procedurë të mëtejme”, përfundon njoftimi i policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img