4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Valdete Daka mbajti anshmëri politike

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani edhe një herë u është përgjigjur kritikëve lidhur me shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ’së. Tha se Daka mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese por se ajo është e bindur në të drejtën e saj.

Mjafton të lexohet ligji, mjafton të lexohet neni specifik që thotë se presidentja shkarkon cilindo anëtar të KQZ’së i cili shkel integritetin e institucionit.

“Absolutisht, pa asnjë dyshim të vetëm. Gjatë veprimtarisë së saj në zgjedhjet e fundit, për shkak të shndërrimit të KQZ’së në arenë të betejave politike e partiake, për shkak të njëanshmërisë, për shkak të ndikimit të paligjshëm në vendimet e PZAP’së e shumë e shumë tjera. Për shkak mos trajtimit të barabartë të qytetarëve të Kosovës, pra duke i trajtuar diasporën si qytetarë të kategorisë së dytë të cilëve nuk ua pranonte dokumentacionin, e shumë e shumë vendime të tilla të cilat kanë rezultuar sipas vetë raportit të BE’së për zgjedhjet e 14 shkurtit në ulje të besimit të qytetarëve në KQZ”, tha Osmani në Kanal10.

“Zonja Daka ka mbajt anshmëri politike që absolutisht e ka të ndaluar me ligj. Anëtarët e tjerë në KQZ janë anëtarë të partive politike, ajo është përfaqësuese totalisht e pavarur”, shtoi Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img