-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

DnV: Shtohen presionet në vendvotime

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” po vazhdon ta vëzhgojë procesin zgjedhor në territorin e Komunës së Drenasit. Dalja e votuesve deri në orën 16:00 është 16,889 votues (përfshirë ata me kusht) apo shprehur në përqindje 32%, thuhet në një njoftim lëshuar për media, raporton Gazeta Blic.
Kumtesa e plotë:

Trendi i daljes nga ora 12:00 është rritur për 19%.

 
Trendi i votimit familjar ka shënuar rënie. Kurse problemet me listën e votuesve kanë shënuar ngritje. Deri më tani janë evidentuar 156 ankesa në këtë drejtim.
Është evidentuar rritje e numrit të personave që asistojnë më shumë se një herë votuesit.
Po ashtu është vërejtur rritje e numrit të personave të paautorizuar në vendvotime, ku janë evidentuar të paktën 6 raste deri më tani.
 
Disa parregullsi tjera të evidentuara prej orës 12:00-17:00:
 
Në vendvotimin 0314E/01R në Negrovc, shkolla “Jusuf Gërvalla”, dy votues kanë refuzuar të votojnë në kabinë dhe kanë realizuar votim të hapur.
 
Në vendvotimin 0314E/02D në Negrovc, shkolla “Jusuf Gërvalla”, në ora 15:10 është evidentuar një konflikt verbal mes një votuesi dhe një vëzhguesi të Nisma për Kosovën. Si rezultat policia i ka larguar nga vendvotimi të dy palët.

LEXO:  Sot mbyllet fushata elektorale në Drenas

 
Në qendrën e votimit 0322E, në Qikatovë të Vjetër, shkolla “Dëshmorët e Drenicës”, është raportuar se grupe të organizuara të vëzhguesve të PDK-së janë duke ushtruar presion ndaj votuesve që po presin në radhë për të votuar.
 
Në vendvotimin 0327E/02D, në Gllobar, shkolla “Naim Frashëri”,  janë evidentuar 14 raste të asistimit për të votuar.
 
Në vendvotimin 0312E/01D në Likoshan, shkolla “Rexhep Gjeli”, disa votues pas votimit kanë vazhduar të qëndrojnë në oborrin e shkollës. Vëzhguesit e DnV-së e kanë raportuar rastin dhe policia më pas ka intervenuar duke i shpërndarë.
 
DnV u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit, me të drejtë vote që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Njëkohësisht DnV, kërkon që organet përgjegjëse për sigurimin dhe administrimin e zgjedhjeve të garantojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në këto orë të fundit të procesit zgjedhor.
 
Po ashtu, DnV kërkon nga subjektet politike që të tregohen të përmbajtura dhe të mos pengojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img