4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha: Kurrëfarë marrëveshje nuk kemi bo me askënd

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, mohoi dyshimet për marrëveshje gojore mes tij dhe ish-drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, për të përfshirë dy agjentë fiktiv që të dëshmojnë në gjykatë.

“Kurrëfarë marrëveshje nuk kemi bo me askënd, e kam zhvilluar procedurën, janë shkresat e lëndës, janë procesverbalet dhe vendimet”, tha ish-kryeprokurori.

“Këto punë nuk bëhen me marrëveshje as nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”, u shpreh ai.

Sot u raportua se ish-prokurori special, Sylë Hoxha, në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë fiktiv që të dëshmojnë në gjykatë, e që më pas dëshmitë e tyre janë përdorur nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, për të akuzuar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste “Syri i Popullit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img