13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Kosova është në krizë energjetike, farat e kumbullave nuk janë zgjidhje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova ka nevojë për sistemin e gazsjellësit amerikan.

Ai në Rubikon ka thënë se nëse vendi nuk lidhet në këtë sistem të furnizimit me gaz, atëherë duhet revitalizim i termocentraleve aktuale, gjë e cila do të ishte shumë e kushtueshme.

“Do të duheshin mbi 470 milionë euro investime që të ketë thëngjill. Duhet të ndërtohet miniera e re”.

Abdixhiku ka thënë se Kosova ndodhet në krizë energjetike dhe që qeveria duhet të japë një alternativë afatgjatë për këtë.

“Farat e kumbullave nuk janë zgjidhje dhe na duhet alternativë afatgjatë. Gazi është njëra dhe tjetra efiçienca e energjisë. Kur të vjen dita të prodhojmë më shumë, bizneset do të kenë nevojë për energji. Na duhet pavarësi energjetike, njëra nga to është gazi por këta e refuzuan, natyrisht që mbesim në krizë”.

“Këta janë mësuar të thonë “jo, jo, jo” gjithçka dhe jo të bëjnë një punë të hairit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img