Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 2.140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.083.
Në total numri i rasteve aktive është 515.
Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.
Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.