-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Rizvanolli paralajmëron ngritjen e çmimit të rrymës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar se gjatë sezonit dimëror të vitit të ardhshëm mund të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, për shkak se rritet konsumi e me të edhe importi i rrymës.

“Ne kemi fatin që nuk jemi mbështetur në import të energjisë. Nuk ka vend për panik, jemi duke shikuar se çfarë masa janë duke u ndërmarrë ne Evropë për krizën energjike. Gjatë dimrit konsumi rritet e po ashtu importi, kjo nuk do të ndihet menjëherë në fillim”, ka thënë ministrja.

“Por do të vërehet më vonë nëse importojmë shumë. Qytetarët duhet të kenë parasysh që të mos ngrohen me energji elektrike. Sa më shumë që konsumojmë do të rritet importi, e kjo do të ndikojë në çmimet në vitin tjetër gjatë sezonit të dimrit”, ka thënë ajo.

Muajt e dimrit, së bashku me motin e ftohtë, sjellin edhe kërkesë më të madhe për përdorim të energjisë elektrike.

Me rritjen e kësaj kërkese, tejkalohen edhe kapacitetet e shtetit të Kosovës për prodhim të energjisë dhe importi i energjisë bëhet i pashmangshëm në një kohë kur çmimet e rrymës në Evropë janë të larta.

Momentalisht nëpër gjithë Evropën, faturat për energji janë shumë të larta, për shkak të rritjes globale të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img