4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfimi i zëdhënësit të VV-së, Frashër Krasniqi, i cili akuzohet për terrorizëm (Video)

Të dyshuarin për terrorizëm, gjithë këtë kohë, një herë e mori në pyetje Prokuroria, e Policia e kontrollojnë shumë rrallë.
Vizitat nuk ia ndalon askush, aty kanë qenë edhe Visar Ymeri e Albin Kurti, raporton Periskopi.
Frashër Krasniqi tashmë përgatit ushqimin vet dhe ka shtuar sasinë e kafesë.
Mohon kategorikisht të ketë gisht në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, për të cilin akuzohet edhe bashkë me pesë kolegë të tjerë, një nga ta tashmë i ndjeri Astrit Dehari.
“S’ka rëndësi a na dënojnë Kadri Veseli, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, apo a na lirojnë, e rëndësishme për neve është se në fund ka me u dëshmu me prova e fakte që këta kanë montuar, që ne jemi të pafajshëm, dhe që secili aktivist i Vetëvendosjes është i pafajshëm në lidhje me këto raste për të cilat po akuzohemi, kjo padyshim se ka me u dëshmu”, thotë Krasniqi për Periskopi.com
Krasniqi thotë se ‘regjimi’ aktual në Kosovë është sikurse ai i viteve të ’90, i cili atë kohë i ka akuzuar për terrorizëm studentët që kanë kërkuar liri.
Kur flet për Astrit Deharin mezi i mbanë lotët. Thotë se për të ai është ende i gjallë dhe e kujton të buzëqeshur qysh edhe e ka njohur gjithmonë.
Janë njohur pesë vite bashkë, e përveç punëve kanë kaluar edhe kohë jashtë punës.
“Ne e kemi humbur një shok që është shumë e dhimbshme për neve, ka me na mungu tërë jetë, por në memorien tonë ka mbetur Astriti i buzëqeshur që sa herë e kujtoj ka me na dhanë vullnet, edhe mbas 50 viteve Astriti prapë ka me qenë në zemrat dhe mendjet tona si një njeri i buzëqeshur…..ka plotë momente kur unë mund mundem me paramendu që ai nuk është në mesin tonë”, thotë ai.
Prishtinasi është i bindur se rezistenca dhe aktivitet e tyre nuk do ndalen kurrë.
24 orët e një dite sa ishte jashtë i kishte shumë më aktive, sa në Vetëvendosje sa me biçikletë rrugëve të qytetit.
Ai punët e shumta edhe tani i realizon, ngase ka qasje në internet, miqtë i vijnë për vizita, por po përfiton nga kjo situatë, meqë nuk ka zgjedhje tjetër.
“Normalisht që në kushte të reja njeriu duhet me u përshtat dhe me shfrytëzu kohën më të mirë të mundshme, në këtë kontekst, arresti shtëpiak ma ka mundësuar që me arrit me lexu pak më shumë, me pa filma pak më shumë, me kry disa punë që nuk kam mujt sa kam qenë jashtë”, thotë ai.
Dëgjon debatet politike çdo natë, komunikon me kolegët dhe i quan të poshtër pushtetarët e vendit tonë, kur i dëgjon në debate.
“Vdekja e Astritit përkundër qëllimeve të pushteti që ne me u dëshpëru dhe me humb shpresën, ka pas një kundër efekt, sepse të them të drejtën unë jam së paku 100 herë më i revoltuar se sa që kam qenë, së paku 100 më pasionant me luftu për ndryshime thelbësore në këtë shoqëri për me pas një shtet që rinia nuk vdes në burg, rinia edukohet shkollohet dhe gjen vende pune, edhe e jeton jetën me prosperitet dhe me një të ardhme ashtu qysh e jetojnë në vendet e tjera të zhvilluara demokratike”, përfundon ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img