Gazetari Parim Olluri ka folur për rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale ku Vetëvendosja nuk e fitoi asnjë komunë pa balotazh.
Olluri në Pressing të T7 ka thënë se rezultati ishte befasues sidomos për Lëvizjen Vetëvendosje duke rikujtuar rezultatin në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai shtoi se Kurtit iu dha një flakareshë në këto zgjedhje.
“Tetë muaj pas referendumit mos me arrit me fitu asnjë komunë është befasuese. I është dhënë Kurtit një mesazh, qysh e përshkruajnë njerëzit e afërt e tij gjithmonë ka dashur me pasë fuqinë e Thaçit edhe me pasë adhurimin që e ka pasë Rugova. Në këto zgjedhje iu dha një flakareshë Kurtit”, tha Olluri.
Tutje ai ka thënë se Muja është ndër personat që respektohen më së shumti për sondazhe në VV, teksa kujtoi se ai ia kishte huqur totalisht rezultatit kur tha se VV i fiton 24 komuna.
“Ku mbeti partia e madhe e referendumit, ku mbeti Armend Muja. Nuk ka person që e respektojnë më shumë se Armend Mujën për sondazhe, ai thotë se VV do t’i fitojë 24 komuna”, tha Olluri.