Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 1.419 testime, 1 qytetarë ka rezultuar pozitiv në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.
Në total numri i rasteve aktive është 632.