Rreth orës 8:00 të mengjesit të sotëm një person është vrarë me armë zjarri në Gërdoc të Podujevës.
Sipas policisë viktima 41 vjëcar ka qenë duke lëvizuar me bicikletë kur ishte gjuajtur me armë zjarri si pasoj e të cilës ka mbetur i vdekur.
Dyshohet se personi që ka kryer këtë vepër është një 47 vjecar.
I dyshuari është arrestuar dhe I është konfiskuar arma me të cilin dyshohet se kreu vrasjen.
Lajmin e ka konfirmuar Florie Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se viktima është një 41 vjeçar me inicalet G.B.
“Sot rreth orës 08:00, në fshatin Gërdovc të Podujevës, policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e ndodhur sot në fshatin Batllavë, të Podujevës. Personit të dyshuar, B.B mashkull 47 vjeç, i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.”
“Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, tha Ahmeti.