Katër persona janë gjetur të vdekur në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë.
Viktimat janë turistë të huaj, nga Rusia. Katër viktimat, dy femra dhe dy meshkuj janë gjetur të vdekur në saunën e hotelit. Dyshohet se 4 shtetasit e huaj ndërruan jetë nga asfiksia.
Policia njofton se viktimat janë shtetasit:
-Nataliia Burenkova, 58 vjeçe,
-Sergei Burenkov, 60 vjeç,
-Nikita Belousov, 37 vjeç dhe
-Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tch/