Ashtu siç kishte paralajmëruar, Arilena Ara ka lansuar mbrëmë ( mërkurë) këngën e re.
“Ke me mungu” mban titullin kënga, e cila është pjesë e albumit të katërt të artistes nga Shkodra.
Teksti është shkruar nga Ylli Limani, kurse për muzikën e producimin u përkujdes Fatjon Miftari.
Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti ndërkaq u bë nga Darko Dimitrov.
Klipi i është besuar produksionit të njohur, “Imagine Films”.
Arilena mahnit me paraqitjen skenike duke iu përshtatur mjaft shumë edhe tematikës së këngës.
Nga “Pop Art” deri më tani solli: “Aligator”, “Murderer” në bashkëpunim me Noizyn dhe “Thirr Policinë” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.