9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Uran Ismaili: Arben Vitia s’e ka pasë dhe s’e ka seriozisht garën për Prishtinën

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, ka thënë se ka qenë vazhdimisht i hapur për debate me kundërkandidatët e tij.

“Unë kam qenë i hapur për debate dhe kam konsideruar se audiencës së Prishtinës i duhet t’i shohë kandidatët derisa paraqesin projektet e tyre sepse ajo çka e bën dallimin mes kandidatëve është se në të gjithë, përpos Arben Vitisë, kemi qenë duke u marrë me çështjen e fushatës dhe kemi mendime se qysh kishin me qenë zgjidhjet. Po ashtu ka mundësi të jemi kritikët më të domosdoshëm dhe më mirë të informuar për planprogramet e Prishtinës. Nëse unë kisha pasë mundësi t’i bëj pyetje ndonjëri prej kandidatëve se pse e ka bërë këtë zgjidhje, a po ma tregon racionalitetin prapa ose të dhënat mbi të cilën ke arritur ta bësh këtë zgjidhje atëherë publiku do të mund ta bënte dallimin”.

“Unë p.sh. kam qenë kundër parkingjeve përreth qendrës, sepse nuk konsideroj që Prishtina duhet të jetë parkingu i Kosovës. Unë konsideroj që ne duhet të kemi një kualitet të jetës që të lëvizim lehtë dhe këmbësorët të mos jenë të cenuar dhe të ndërtohet shtigjet e biçikletës, dhe kjo nuk bëhet nëse ndërton parkingje. Dje Arben Vitia tha që do ta reduktonte 30 % të trafikut që i bie rreth 60 mijë vetura në Prishtinë dhe nuk ka asnjë masë me tregu si do t’i largonte 60 mijë vetura nga trafiku. Ndoshta ai e ka planin, por nuk po ta jep mundësinë as me folë”.

Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka deklaruar se debati për kryeqendrën kosovare ka munguar për shkak të mosinteresimit të kandidatit të Vetëvendosjes Arben Vitia.

Uran Ismaili madje ka thënë se kundërkandidati i tij Arben Vitia nuk e ka shumë seriozisht garën për të parin e Prishtinës.

“Mungesa e debatit është bërë pak më shumë sepse Arben Vitia nuk ka dashur të dalë në debate dhe kjo për mua ka qenë dorën në zemër edhe bindja ime personale ku mendoj se Arben Vitia nuk e ka pasë dhe nuk e ka shumë seriozisht garën për Prishtinën. Nuk e shoh një përpjekje të tij me fol për program, me paraqit program, ose që të dalë dhe të debatojë. E njoh Arben Vitinë si ministër të shëndetësisë dhe kemi pasë debate në Kuvend ku ka folur për kontratën e vaksinimit dhe të tjera, pra ka pasë përpjekje kur ka dashur por në rastin e Prishtinës nuk ka qenë fare i interesuar. Mosinteresimi i tij e ka krijuar edhe mungesën e debateve brenda tjerëve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img