-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Reagon KFOR’i pas deklaratave të përfaqësuesve të veriut

KFOR kanë reaguar pas deklarimeve që përfaqësuesit e komunave veriore kanë dhënë gjatë ditës së sotme, lidhur me vizitën e kryeministrit Isa Mustafa, bërë kësaj pjese të vendit, ku është përuruar një urë.
Përfaqësuesit e komunave veriore kanë deklaruar se kanë ngrirë raportet me KFOR’in pas vizitës së kreut të qeverisë kosovare, Mustafa.
KFOR në reagimin e tyre thonë se “u vjen keq” që përfaqësuesit e komunave në veri të Kosovës, nuk kanë mund të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së urës mbi lumin Bistrica.
“KFOR-it i vjen keq që përfaqësuesit e komunave në veri të Kosovës nuk ishin në gjendje të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së urës mbi lumin Bistrica sot, duke pasur parasysh faktin se ura do të jetë një avantazh i rëndësishëm për zhvillimin e komuniteteve të tyre. Urat janë në të vërtetë ndër simbolet më të fuqishme të bashkëpunimit. Ato lidhin njerëzit, ato hapin rrugët tregtare – sjellin prosperitet dhe tolerancë. KFOR-i do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë popujve në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media të KFOR’it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img