4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dy policëve të sulmuar në Veri iu gjetën copa nga mjetet shpërthyese në kokë dhe krahë

Katër policë janë dërguar sot për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Leutrim Hajdari ka treguar për T7 se të gjithë zyrtarët policorë janë liruar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi.

Ndërsa, ai ka deklaruar se njërit nga zyrtarëve policorë i kanë gjetur trupa të huaj si pasojë e mjeteve shpërthyese në kokë, e njërit në parakrahë.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë ardhur 4 zyrtarë, ku mëherët kanë marrë trajtim në spitalin rajon të Mitrovicës dhe pastaj kanë vazhduar trajtimin e mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pas trajtimit nga ana jonë, në pjesën e analizave dhe diagnostikës, ku dy prej tyre kishin trupa të huaj si pasojë e mjeteve shpërthyese, njëri në kokë ndërsa tjetri pjesën e parakrahut, apo bërrylit. Pas trajtimeve të mëtutjeshme dhe ekzaminimeve të mëtutjeshme nga ana jonë, janë liruar për në shtëpi të katërtit në gjendje stabile”, ka theksuar ai.

Sipas Hajdarit, për mjetet e huaja që i kanë gjetur te policët janë kunsultuar edhe me mjekët e kirurgjisë plastike dhe se zyrtarët do të vazhdojnë të marrin tretman ndonëse janë liruar për në shtëpi.

“Supozohet se kanë ardhur si pasojë e mjeteve shpërthyese, granata apo mjeteve të ndryshme shpërthyese që nuk e dimë se çfarë janë ato, por janë mjete shpërthyese metalike të gjetura brenda trupave të tyre dhe në bazë të konsultimeve me kirurgjinë plastike dhe konsultave tjera të mëtutjeshme që i kemi bërë, policët lirohen në shtëpi dhe pastaj vazhdojnë me tretmanin e tyre të mëtutjeshëm sipas përcaktimit nga ana e mjekëve kujdestarë të njësisë përkatëse”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img