Në Kosovë të mërkurën (sot) janë regjistruar edhe 29 raste të reja të të infektuarve me COVID-19, nga 2.526 mostra të testuara.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes.
Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 36 persona ndërsa raste aktive janë 1,043.
Brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7,947 qytetarë, përcjell Telegrafi.
Vaksinimi kundër COVID-19 ka filluar në muajin mars. Deri të mërkurën janë dhënë mbi 1.4 milion doza të vaksinave.
Mbi 648,218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.