14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Inspektorët punën e vet na tonën”, Arben Gashi i reagon kryeministrit Kurti për thyerjen e masave antiCovid

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas shkeljes së rregullave antiCovid në Ferizaj nga ky i fundit.

Kryeministri Kurti gjatë së hënës kishte thyer rregullat antiCovid, për çka Inspektorati Sanitar ka dënuar pronarin e lokalit ku ishte mbajtur tubimi elektoral.

I pyetur nga gazetarët për thyerjen e rregullave dhe gjobën Kurti kishte thënë “Inspektorët punën e vet na tonën”, shkruan Gazeta Insajderi.

Lidhur me këtë deklarët të tij, Gashi ka thënë se kjo është mendjemadhësi nga ana e kryeministrit dhe se qytetarët do ta ndëshkojnë të dielën e 17 tetorit.

“Menoj se kryeministri ka kalu në një fazë të propotencës dhe sjelljes agresive ndaj shoqërisë kosovare, që është e paarsyeshme”, ka thënë Gashi.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës më tej tha se nuk është e drejtë që kryeministri të dalë me videomesazh dhe të thotë se mediat janë të korruptuara, fushata po bëhet me para të vjedhura, sondazhet janë të kurdisura.

“Nëse fushata po bëhet me pare të vjedhura është prokuroria, policia, gjykata që duhet të merret me atë punë, e jo kryeministri në ditë zgjedhjesh me iu drejtu qytetarëve”, tha Gashi.

Në tubimin me simpatizantë të tyre, Kurti ishte i shoqëruar edhe nga kandidati i kësaj partie për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img