14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vjen reagimi i Vuçiqit, pasi presidentja Osmani kritikoi Serbinë për minim të shtetësisë së Kosovës

Presidenti serb Aleksander Vuçiq i është kundërpërgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka kritikuar qasjen e Serbisë në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara se e ka shfrytëzuar konferencën për ta minuar shtetësinë e Kosovës me propagandë.

Vuçiq në një panair të armëve, tha se Serbia nuk e ka shfrytëzuar konferencën për propagandë por për promovimin e Serbisë dhe Beogradit, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

“Ata mendojnë se politika është për ta sulmuar Serbinë çdo ditë. Ata më kujtojnë dikë. Ata mendojnë se e kanë përfunduar punën politikisht me deklarata të forta dhe se e kanë zgjidhur problemin. Falenderoni ata nëse mendojnë kështu. Ne nuk bëjmë hile, nëse dikush e bënë këtë janë ata, ne nuk e kemi shfrytëzuar samitin për kampanjë brutale por për promovimin e Serbisë dhe Beogradit”, ka thënë Vuçiq.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj Serbisë e cila sipas saj në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd po lobon duke shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka kujtuar të kaluarën dhe veprimet e Serbisë që bien ndesh siç thotë me “me vlerat mbi të cilat është ndërtuar NAM”.

“Në këtë kontekst, shpresoj që vendet pjesëmarrëse në konferencën e NAM-it, në Beograd do t`i refuzojnë qartë përpjekjet e Serbisë për të keqpërdorur konferencën për ndjekjen e agjendave të saj destabilizuese politike kundër Republikës së Kosovës dhe kundër shteteve të tjera në rajonin tonë”, shkroi ajo.

‘Për të kontribuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy vendeve, Serbia duhet të heqë dorë nga përpjekjet për ta minuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, përmes lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe me fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet e tjera”, ka shkruar presidentja Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img