14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Policia do t’i hetojë binjakët që thanë se e përdorin pasaportën e njëjtë dhe vozisin me një patentë-shofer

Dy vëllezërit binjakë nga Ferizaj, të cilën duke qeshur treguan në një emision se udhëtojnë me të njejtën pasaportë dhe se për 10 vite kanë vozitur me një patentë-shofer, do të hetohen nga Policia e Kosovës.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Policia e Rajonit të Ferizajt. Nga Zyra për Informim e Policisë së Ferizajt kanë deklaruar se deri tash s’kanë pranuar ndonjë ankesë për këta dy persona.

Por, thonë se pas kësaj interviste, do të nisin hetime.

“Ju njoftoj, se pasi kemi pranuar këtë informacion tuajin​, Policia Rajonale e Ferizajt, përkatësht stacioni policor në Ferizaj, në konsultim edhe me Prokurorinë Themelore në Ferizajt, do të nisë një hetim rreth këtij rasti. Ndërkaq, deri më tani nuk kemi pasur ndonjë ankues për këta dy persona”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, dy vëllezërit binjakë nga Ferizaj, Bujari dhe Ismajli, kanë rrëfyer historinë tyre në një intervistë në ATV.

Është Bujari, ai i cili tregoi se si ndodhë që edhe gjatë orarit të punës kur dikush nga klientët ngritet për t’ua bërë pagesën i ngatërron se cili prej tyre i ka shërbyer.

Rasti që ka nxitur komente të shumta është ai me patentën për vozitje.

Ismajli, i cili është 5 minuta më i madh se Bujari, tregon që në shkollë ka qenë pak më i mirë, e kjo i ka ndihmuar që i pari ta marrë edhe patentën për vozitje. Por kjo punë nuk duket t’i ketë sjellë ndonjë problem Bujarit pasi, marrë parasysh ngjashmërinë e madhe që kanë, ky i fundit për 10-vite rresht e ka shfrytëzuar patentën e vëllait.

“Për patentë shofer, kemi vozitë 10-vjet me një patentë. Për së dyti unë ia kam marrë patentën këtij, do të thotë, më së shumti sendet unë i kam bo. Pas 10-vjete prap unë ia kam marrë patentë shoferin këtij,” – u shpreh Ismajli.

Ata treguan se si kanë vepruar kur i ndalte policia: “Policia po na kanë ndalë, na kanë kërkuar dokumentet unë (Bujari) ia kam dhënë patentën e këtij dhe kurrë problem s’kam pasur. ‘Në rregull merrni dokumentet, edhe ditën e mirë’ – s’kanë mundur me na vërejt kurrë.”

Por, binjakët 32-vjeçar treguan se nuk e kanë përdorur bashkë vetëm patentën për vozitje. Ismajli tregoi se ata të dy kanë vetëm një pasaportë, dhe që të dy e përdorin atë për të udhëtuar.

Ata kanë treguar edhe sfidat e tyre në familje, duke thënë se as fëmijët e tyre s’e dinë cili është babai e cili axha.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img