Kryeministri Albin Kurti është angazhuar që t’ia rrisë ndjekësit në rrjetin social Twitter kandidatit për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, raporton Gazeta Express.
Kurti ka etiketuar profilin e Vitisë duke u bërë apel qytetarëve që ta ndjekin atë në rrjetin social.
“Të dashur qytetarë, tani mund të ndiqni kryetarin e ardhshëm të Prishtinës: ArbenVitia. Ai ka qenë pas shumë sukseseve tona, është koha që të jemi së bashku për suksesin e tij, për Prishtinë më të sigurt, më të shëndetshme dhe më të zhvilluar”, ka shkruar Kurti.
Të dashur qytetarë, tani mund të ndiqni kryetarin e ardhshëm të Prishtinës: @arbenvitia
Ai ka qenë pas shumë sukseseve tona, është koha që të jemi së bashku për suksesin e tij, për Prishtinë më të sigurt, më të shëndetshme dhe më të zhvilluar. #bashkëqeverisim #144
— Albin Kurti (@albinkurti) October 12, 2021