Sipas avokatit, Julius Von Boné, gjykata duhet të tregojë kujdes gjatë shfaqjes së imazheve në seancë, për shkak se tha që mediat në Kosovë i ndjekin këto seanca me interesim jashtëzakonisht të madh dhe se nuk do që kjo punë të ndikojë te dëshmitarët.
“Të jemi të ndërgjegjshëm që këto foto janë publikuar në lajme dhe media të Kosovës, sepse ky proces gjyqësor atje ndiqet drejtpërdrejt dhe me një interes jashtëzakonisht të madh. Kjo punë mund të ndikojë te personat që janë duke dëshmuar ose që mund të dëshmojnë. Te mos ketë një gjykim në media në Kosovë, se unë e mbroj klientin tim dhe s’dua ta kemi një ndikim të parregullt”.
Mbrojtësi i Salih Mustafës po ashtu shtoi se është në të keqen e prokurorisë nëse dëshmitarët do të influencohen apo jo, para që kjo është në dorën e tyre.
Ndërkaq gjykatësja e kësaj seance u shpreh se është një nga prioritetet e kësaj gjykate që të informojnë popullin e Kosovës për atë se çfarë po ndodhë në këtë sallë.
Pas kësaj, në sallë u ftua dëshmitari me numër 3594, i cili filloi të merret në pyetje në seancë të mbyllur, për shkak se siç tha prokurori, janë disa pyetje personale që mund të rrezikojnë identifikimin e tij.