3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Fadil Nura: Bekim Jashari e refuzoi emblemën e PDK-së, pas 17 tetorit do të jem kryetar

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Skenderajt, Fadil Nuraj, ka thënë se pas datës 17 tetor do të jetë kryetar i ri i komunës. Ai tha se në zgjedhjet lokale të vitit 2017 edhe vet ka mbledhur vota për kryetarin e tanishëm, Bekim Jashari. 

Jashari përsëri ka kandiduar si kandidat i pavarur, ndërkohë që ndryshimi kësaj radhe është që PDK do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. PDK nuk mori fare pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Skenderaj, duke thënë se këtë e ka bërë për hir të respektit ndaj familjes Jashari. Tutje Nura thotë se Jashari e ka refuzuar emblemën e PDK-së andaj edhe kështu erdhi vendimi për tu futur në garë.

“Në 2017-n edhe vet mblodha vota për Bekim Jasharin. Por komuna e Skenderajt ka stagnuar. Duhet profesionizem, e jo diletantizem.”, zbulon Nura, duke treguar mbështetjen që i ishte dhënë Jasharit atë kohë. 

“Bekim Jashari e refuzoi emblemën e PDK-së”, shtoi tutje ai.

Tutje Nura thotë se është kandidat i kualifikuar për kryetar të komunës. Ai e thotë me vetëbesim se do të jetë kryetari i ri i kësaj komune.

“Pas 17 tetorit, unë do të jem kryetar i ri”, tha Nura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img