0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri anashkalon bllokadën e serbëve – shkon në veri

Qeveria e Kosovës ka mohuar se kryeministri Isa Mustafa është penguar të shkojë në pjesën veriore të vendit, nga qytetarët serbë, për përurimin e një ure që lidh komunën e Zveçanit me Leposaviqin.

Zëdhënësi i Kryeministrit, Arban Abrashi, ka treguar se Mustafa aktualisht ndodhet tek ura e cila do ta përurojë.
Ai mohon se ka pasur ndonjë pengesë gjatë rrugës në veri të Kosovës, siç kishin raportuar mediat, të thirrura në burime.
Mustafa, bashkë me zyrtarë të kabinetit të tij, po qëndron në veri për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga KFOR-i, për hapjen e urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit.
Qëllimi i kësaj ure, më parë është thënë se është, të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në këtë pjesë të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img