3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi s’e pranon humbjen ndaj Bosel, kërcënon me veprim ligjor

Robin Krasniqi vijon të mos e pranojë assesi humbjen e titullit e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë pasi u rrah nga Dominic Bosel të shtunën, duke paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj vendimi të gjyqtarëve.

Krasniqi u mposht nga Bosel në rimeçin e IBO-së të shtunën në Magdeburg, me vendim të ndarë të gjyqtarëve. Një gjyqtar ia dha fitoren boksierit kosovar, i cili e përfaqëson Gjermaninë, por për dy të tjerët Bosel ishte më i mirë, raporton Gazeta Express.

34-vjeçari nga Juniku e kishte fituar këtë titull jo aq të rëndësishëm pikërisht duke e mundur Boselin një vit më parë. IBO nuk është njëri prej katër divizioneve në boksin profesionist (IBF, WBA, WBC dhe WBO).

Por ai dështoi ta mbrojë atë të shtunën dhe nuk e fshehu mllefin me vendimin e gjyqtarëve për t’i dhënë fitoren kundërshtarit të tij.

As rreth 5 mijë tifozë në Magdeburg nuk u pajtuan me vendimin e gjyqtarëve, sepse në sytë e tyre pati vetëm një fitues; Krasniqi, prandaj i fishkëllyen fitores së Bosel.

Pas ndeshjes, Krasniqi kërkoi “drejtësi”.

Kosovari iu drejtua me fjalë të qarta promotorit të vet, Ulf Steinforth: “Unë gjithmonë e kam falënderuar Ulfin për 11 vjet. Por tani dua ta sqaroj se çfarë biznesi është ky. Avokati ekziston. Dua drejtësi”.

“Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe nuk humba. Është shumë e trishtueshme për boksin gjerman. Ju mund ta shihni që unë mund të fitoja vetëm duke e nokautuar. E gjithë bota e pa që unë fitova. Ndihem i vjedhur”, shtoi junikasi. 

Steinforth i mori me qetësi fjalët e Krasniqit, sipas mediave gjermane, dhe tha: “Nga pikëpamja njerëzore, reagimi i tij është i kuptueshëm. (Lufta) Ishte shumë e barabartë, por Boesel ishte më përpara. 

Kjo ishte humbja e 7-të e Krasniqit në karrierë, derisa i ka 51 fitore në 58 luftëra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img