-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Unioni nuk është si Asociacioni

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një interviste për “Zërin” mohon që Unioni i Komunave Shqiptare në Ballkan të jetë një kundërpërgjigje për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Thotë se Unioni nuk ka fuqi ekzekutive në asnjërën prej këtyre shteteve.
Iniciativa për themelimin e Unionit të Komunave Shqiptare në Ballkan nuk është kundërpërgjigje ndaj Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, pasi që i pari nuk ka kurrfarë kompetence ekzekutive. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ditë më parë ishte pjesëmarrës në Tiranë, ku së bashku me kryetarin e Tiranës, të Preshevës, të Tetovës dhe të Ulqinit themeluan Unionin e Komunave Shqiptare në Ballkan.
Sipas Ahmetit, ata po bëjnë vetëm një rrjet të komunave shqiptare, të cilat nuk kanë kurrfarë kompetencash ekzekutive për dallim nga Asociacioni i Komunave Serbe, i cili, siç thotë ai, është një ide komplet tjetër dhe me qëllim të rrënimit të funksionimit normal të shtetit të Kosovës dhe me fuqi ekzekutive.
Duke folur për reagimet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë në Serbi në lidhje me themelimin e Unionit të Komunave Shqiptare në Ballkan, Ahmeti ka thënë se nëse kjo iniciativë është lojë fëmijësh, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Vuçiq, atëherë pse duhet krerët shtetërorë të reagojnë ndaj këtij hapi?

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img