9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Prokuroria Themelore: Aktakuza ndaj Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit dhe tre ish-deputetëvë është ngritur në vitin 2016

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka reaguar në lidhje me lajmin “Ekskluzive:Aktakuzë ndaj Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit e tre ish-deputetëve se më 2016 hodhën gaz lotsjellës në Parlament.

Në reagimin e bërë, Prokuroria tregon se aktakuza është ngritur në vitin 2016 dhe seshfaqja e këtij lajmi në këtë periudhë kohore shpërfaq tencdencë në opinionin publik.

Reagimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, reagon lidhur me lajmin e publikuar “Ekskluzive:Aktakuzë ndaj Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit e tre ish-deputetëve se më 2016 hodhën gaz lotsjellës në Parlament”, duke marrë parasysh se aktualizimi i raportimeve të tilla në opinion, në periudha të caktuara kohore, jo vetëm në këtë rast por edhe herë më parë, shpërfaqë tendencë përmes titujve të tyre, pasi në rastin konkret aktakuza e raportuar është ngritur shumë kohë më parë, konkretisht kjo aktakuzë është ngritur më 15.04.2016 dhe është proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë.

Me këtë rast theksojmë se, raportimet me tituj të tillë dhe aktivizimi i tyre në periudha të caktuara kohore shpërfaqin tendencë në opinionin publik, si dhe nuk transmetojnë në mënyrë të duhur punën e sistemit prokurorial.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img