Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë të botës në Kampionatin Botëror të Juniorëve (U-21), që po mbahet në Olbia të Italisë.
Erza në luftën për të bronztën mundi Ariana Toro Soler të Spanjës, kategoria -52 kilogramë.
Në përgjithësi, xhudistja jonë fitoi katër luftëra, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë.
Në atë të dytë e mposhti mongolezen Sarantuya Delgersaikhan.
Ndërkaq, në rrethin e tretë ishte më e mirë se amerikania Marisol Torro. E më tutje, në çerekfinale ia doli ta mposht xhudisten nga Azerbajxhani, Sabina Aliyeva.
Humbjen e vetme e pësoi në gjysmëfinale, nga italiania Giulia Carna.