9.2 C
Pristina
Monday, September 23, 2024

Buy now

spot_img

MSH thotë se për 6 muaj Kosova ka kaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore me vaksinim

Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për 6 muaj Kosova i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore sa i përket vaksinimit të popullsisë.

Kjo sipas MSH’së është bërë falë angazhimit të punëtorëve shëndetësorë e qytetarëve.

Nga kjo ministri kanë publikuar një video me grafika për të treguar progresin që ka shënuar Kosova gjatë 6 muajve.

Me këtë rast, MSH u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Falë angazhimit të pashoq të mjekëve dhe infermierëve tanë në luftën kundër pandemisë dhe falë besimit të qytetarëve, vendi ynë për 6 muaj i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Europës Juglindore me përqindje të popullatës së vaksinuar”, është thënë nga kjo ministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img