Policia e Kosovës ka konfirmuar se të martën, në orët e paradites, ka ndodhur një përleshje mes dy personave për një vend-parking në Skenderaj.
Gazeta Insajderi merr vesh se personi i përfshirë në këtë përleshje është vëllai i Nuredin Lushtakut, Arif Lushtaku.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Mund të konfirmoj se dje në orët e paradites ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave në Skenderaj. Ankuesi ka raportuar se pas mosmarrëveshjes me të dyshuarin ka marr tretman mjekësor, ka thënë ai.
Sipas tij, nga hetimet në teren si pretekst i mosmarrëveshjes ka qenë për një parking në një rrugë në Skenderaj./Gazeta Insajderi/
Një pëleshje fizike kishte ndodhur edhe vitin e kaluar ku ishte i përfshir nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku i cili kishte sulmuar fizikisht dy përsona kushëririn e tij Fejzë Lushtaku në reataurantin e tij te quajtuar “Arbëri” si dhe Gani Halilaj në objektin e Komunës së Skenderajt, përndryshe Nuredin Lushtaku tani nënkryetar i Komunës së Skenderajt është bartës i listës IDEAL së Bekim Jasharit./PrishtinaPress/