15.5 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: BE të heqë vizat për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi sot se BE duhet të aplikojë standarde të njëjta për Ballkanin Perëndimor duke liberalizuar vizat për Kosovën.

Ai këto komente i bëri në një video-konferencë në Samitin e Partive Popullore Evropiane (PPE) për Ballkanin Perëndimor që u mbajt sot në Lubjanë.

Sipas një njoftimi të LDK-së, kryetari Abdixhiku në këtë takim po ashtu kërkoi që pesë vendet tjera të BE-së ta njohin Republikën e Kosovës si dhe të hapin rrugën e shtetit tonë drejt Bashkimit Evropian.

Ndryshe, në këtë samit morën pjesë edhe presidenti i PPE, Donald Tusk, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz etj.

Samiti i Partive Popullore Evropian PPE u mbajt në vigjilje të Samitit të BE-së që mbahet nesër në Slloveni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img