-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Familjet që humbën më të dashurit nga Covid-19, shfrytëzohen për blerje votash nga Qeveria

2 mijë e 962 persona kanë vdekur nga Covid-19 që nga viti i kaluar, kur është përhapur virusi SARS-CoV-2.

Një vjet e gjysmë pas vdekjes së parë nga ky virus, qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ka marrë vendim që familjarët e të vdekurve të kompensohen me nga 1 mijë e 500 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Vendimi nga ministri i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, është marrë pikërisht në kohë të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Numri më i madh i familjeve që do të përfitojnë nga masa 3.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, do të jenë nga Prishtinë, komunë kjo në të cilën garon ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Nga 1 mijë e 500 euro do të marrin edhe familjarë nga komunat tjera të Kosovës, që duket se pikërisht në kohë të fushatës zgjedhore po shfrytëzohen për blerje të votave nga Qeveria, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas të dhënave të fundit, nga masa mbështetëse e qeverisë, do të përfitojnë rreth 3 mijë familje kosovare që kanë humbur më të dashurit e tyre nga virusi vdekjeprurës.

Në total qeveria e Albin Kurtit, do të ndajë 4 milionë e 443 mijë euro, vetëm për shifrat e të vdekurve që janë publikuar deri dje.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, më 28 shtator, ka nënshkruar vendimin për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e masës 3.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, shkruan Gazeta Insajderi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img