0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Të gjitha problemet e garës për kryetar të Drenasit: Komuna e vogël me premtime madhore!

Zgjedhjet e parakohshme në Drenas, përveç që kanë prodhuar një garë të fortë në mes të kandidatëve që synojnë të parin e Komunës, kanë nxjerrë në pah edhe disa parregullsi dhe anomali.

Albert Krasniqi, nga rrjeti i organizatave “Demokracia në Veprim” – që merret me monitorimin e fushatës elektorale në Drenas – ka thënë për Telegrafin se fushata ka filluar shumë herët dhe se në të kemi prezencë të jashtëzakonshme të deputetëve dhe zyrtarëve qeveritarë.
Ai ka theksuar se premtimet tejkalojnë nivelin lokal dhe se janë më të mëdha se mundësitë buxhetore!
“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e kanë luksin të bëjnë këso premtime, sepse janë pjesë e Qeverisë së Kosovës”, ka shtuar ai.
Më tutje, Krasniqi ka theksuar se buxheti i Komunës për vitin 2017 tashmë është miratuar dhe “nëse llogarisim se do të ketë balotazh, kemi të bëjmë me një mandat prej shtatë ose tetë muajsh”. Ndaj, në këtë periudhë mundësitë janë të kufizuara për të bërë diçka të jashtëzakonshme, ashtu siç premtohet!

“Më mirë do të ishte që ministrat dhe deputetët të ishin në Qeveri dhe në Kuvend, e t’i kryenin obligimet e tyre, se sa të ‘defilojnë’ në fushatën zgjedhore”, thotë ai. “Këtu më shumë kemi të bëjmë me një garë në mes partive politike, sesa në mes të kandidatëve”.
Krasniqi ka sqaruar se problematikë tjetër është edhe prezenca e fëmijëve nëpër tubime.
“Shqetësim tjetër është se nëpër fshatra nuk ka vende publike ku do të mund të mbaheshin tubimet, ndaj shtëpitë private, odat dhe hapësirat tjera po shërbejnë për një aktivitet të tillë”, thotë Krasniqi, duke shtuar se nëpër këto vende kemi prezencë të vogël të grave.
“Një tjetër shqetësim është presioni dhe shantazhi që po u bëhet disa simpatizantëve të kandidatëve të partive më të vogla”, ka shtuar Krasniqi.

Ndryshe, me 4 dhjetor në Drenas do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës, pasi kryetarit të deritanishëm, Nexhat Demaku, Gjykata e Apelit ia kishte vërtetuar akuzën për rastin “Drenica 2”, për çka ai jep dorëheqje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img