18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Qeveria “Kurti” në marrëveshjen e parë me Serbinë pranoi targat ilegale, a është “Zajendicë” kjo?

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar Qeverinë sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me marrëveshjen për targat e automjeteve nga Serbia.

Gashi e ka quajtur “shou” të kryeministrit Albin Kurti vendosjen e reciprocitetit me targat para dy javësh dhe vendosjen e Njësisë Speciale në pikat e kalimit kufitar, transmeton Zeri.info.

“Pas shout të para dy javëve, ku kryeministri Kurti doli me pompozitet duke deklaruar aksionin në veri, rezultatet sot janë të dhimbshme. Ajo që shohim sot, marrëveshje e Kosovës me Serbinë për tërheqjen e forcave policore nga veriu. Pse duhet të bëjë Kosova marrëveshje të tillë? Problemi më madhor këtu është se cila është strategjia e Kosovës në raport me Serbinë”, ka deklaruar Gashi në Kuvend.

Ai ka thënë se qeveria “Kurti” që në marrëveshjen e parë me Serbinë ka pranuar targat ilegale, ndërsa ka pyetur nëse kjo është zbatim i “Zajednicës”.

“Qeveria aktuale marrëveshjen e parë që e bën me Serbinë është marrëveshja për pranimin e targave ilegale si targa zyrtare në territorin e Kosovës. Kjo çfarë keni bërë ju është humbje për Kosovën. Qeveria e Serbisë lëshon zyrtarisht të pranuara nga Kosova, targa për Kosovën, çka është kjo? A është ‘Zajednica’, çka është? Këtu ka nevojë të sqarohet se çfarë keni pranuar ju. Keni zyrtarizuar institucione kriminale dhe paralele në Kosovë. Për herë të parë keni nënshkruar një marrëveshje ku Serbia lëshon targa për Kosovën. Ju që keni hedhur gaz lotsjellës këtu, ju që keni ushtruar dhunë në këtë Kuvend për këtë marrëveshje. Ky është një krim të cilin ju e keni bërë”, tha Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img