-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Kosova përveç që ka një qeveri arrogante ka edhe një opozitë parlamentare anemike e në disa raste edhe servile

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë e Kosova, fatkeqësisht përveç që ka një qeveri arrogante ka edhe një opozitë parlamentare anemike, të përgjumur e në disa raste edhe servile.

Limaj thotë se Kosovës sot i duhet një opozitë e fuqishme, e cila mbron parime e qëndrime në interes të vendit.

“Si ka mundësi që partitë parlamentare opozitare të mos i mbledhin nënshkrimet e deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej për refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nënshkrimit të marrëveshjes për targat, ku faktikisht përmes asaj marrëveshje qeveria Kurti ka pranuar që në veriun e Kosovës të ushtroj sovranitetin edhe qeveria e Serbisë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Kosova fatkeqësisht përveç që ka një qeveri arrogante ka edhe një opozitë parlamentare anemike, të përgjumur e në disa raste edhe servile.

Kosovës sot i duhet një opozitë e fuqishme, e cila mbron parime e qëndrime në interes të vendit.

Si ka mundësi që partitë parlamentare opozitare të mos i mbledhin nënshkrimet e deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej për refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nënshkrimit të marrëveshjes për targat, ku faktikisht përmes asaj marrëveshje qeveria Kurti ka pranuar që në veriun e Kosovës të ushtroj sovranitetin edhe qeveria e Serbisë!

Sot më shumë se kurrë Kosovës i duhet një opozitë parlamentare aktive, e cila përmes mekanizmit të Kuvendit do t’i kërkonte përgjegjësi kësaj Qeverie për dëmet që po ia shkakton vendit. FL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img