Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi viktimë është:
- Egzona (Halil) Fetaj 01.06.2008 nga Fshati Janosh Gjakovë
Personi i dyshuar është:
- Egzon Krasniqi i lindur me 29.11.1989 i identifikuar me numër personal 1175439044 me banim ne Fshatin Treboviq-Pejë
Me datën 23.09.2021 në orën 21:00 në stacionin policor në Gjakovë viktima me të dhëna si më lart është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia.
Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime intezive për identifikimin e lokacionit dhe gjetjen e personave në fjalë, por në lidhje më këtë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë.
Me datë 24.09.2021 për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë së rastit ky rast është tranferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime. Gjithashtu edhe hetuesit nga ky sektor kanë ndërmarr shumë veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima e as personi i dyshuar Egzon Krasniqi i cili dyshohet se është në shoqërimin e viktimës.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar dhe të viktimës të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor.