1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

SBASHK-u: 400 mësimdhënës me sëmundje të rënda, kërkojmë që të lirohen e të paguhen

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), po kërkon që të bëhet zgjidhje për punëtorët e arsimit me sëmundje të rënda që ata të marrin paga e të lirohen nga procesi mësimor.

Kështu ka bërë të ditur i pari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, për Ekonomia Online.

Jasharaj thotë se numri i mësimdhënësve që kanë sëmundje të rënda në Kosovë arrin në 400.

“Kërkesat tona përsëriten ato të njëjtat, që për kolegët tanë të gjendet një zgjidhje që janë me sëmundje të rënda dhe diku numri i tyre në tërë Kosovën mund të jetë rreth 400, ata vitin e kaluar kanë arritur të bëjnë një zgjidhje dhe ne kemi kërkuar që kjo të bëhet edhe këtë vit. Me paraqitjen e tyre në shkollë janë dukshëm të rrezikuar sesa kolegët e tyre nëse preken nga Covid-19, dhe kontributi i tyre në procesin mësimor është tepër i vogël”.

E sipas Jasharajt kjo kërkesë është e kamotshme.

Jasharaj ka folur edhe për fillimin e vitit të ri shkollor, derisa ka thënë se gjithçka është duke shkuar mirë, derisa ka ftuar për respektim të masave nxënësit dhe mësimdhënësit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img