4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Dëshmitari: Gjatë luftës i kam njohur dy persona me emrin Salih

Po vazhdon seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Salih Mustafa, derisa aktualisht po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të dytë. Këtij të fundit pyetje po i parashtron avokati i Mustafës, Julios Von Bone.

Julios Von Bone: A e njihnin ndonjë person me mbiemrin Metolli?

Dëshmitari: Ka pasë shumë me mbiemrin Metolli, nuk e di për kë është fjala.

Julios Von Bone: Një person me emrin Nazif Metolli a e njeh? A e njeh ndonjë polic të Policisë Ushtarake me mbiemrin Metolli?

Dëshmitari: Nuk më kujtohet.

Julios Von Bone: A të kujtohet a ka pasur ndonjë policë të Policisë Ushtarake me mjekër?

Dëshmitari: Nuk më kujtohet.

Julios Vonb Bone: A e njihni ndonjë person me emrin “Culla”?

Dëshmitari: Po pseudonimin e ka pasur “Culla”.

Julios Von Bone: Si e ka pasur emrin? Dhe nga e njihni?

Dëshmitari: Enver Krasniqi. E njoh si ushtar në Zllash përpara s’e kam njohur.

Julios Von Bone : Si ushtar ku ishte i vendosur?

Dëshmitari: Ka qenë në brigadën 153.

Julios Von Bone: A e njihni Rrahman Dinin?

Dëshmitari: Po.

Julios Von Bone: A ka pas asistent z.Dini?

Dëshmitari: Po…(nuk kuptohet)

Julios Von Bone: Dhe veç këtij personi, zoti Dini a kishte ndonjë asistent tjetër?

Dëshmitari: Se ai ka qenë i sëmurë ndoshta ka pas edhe tjerë asistentë, nuk e di cilin po e di që ky ka qëndruar më shumë me të.

Julios Von Bone: Zoti Dini, a ishte përgjegjës ndonjë gjë?

Dëshmitari: Sa e di ka qenë shef i shtabit të brigadës.

Juliso Von Bone: Sa herë ka pas kontakte me atë?

Dëshmitari: Kam pas edhe në jetën private edhe ushtarake kontakte me to.

Julios Von Bone: Në jetën ushtarake tënde, në lidhje me çka kishe kontakte me të?

Dëshmitari: Ka qenë organizim të UÇK-së, kështu që kemi pas kontakte normale dhe të vazhdueshme.

Julios Von Bone: Për çfarë çështjesh diskutonin me z.Dinin?

Dëshmitari: Nuk më kujtohet çfarë çështje kemi biseduar, kemi biseduar për mënyrën e organizimit, mënyrën jetën private të njerëzve tonë familjeve tona, edhe kemi mundur të bisedojmë në mënyrë shoqërore, nuk është e thënë që kemi qëndruar gjithmonë në front tu e prit armikun, por kemi qëndruar edhe në mënyrë të lirë, kemi biseduar edhe jashtë kompetencave ushtarake, kemi qëndruar nëpër oda, familje e këto, në atë aspekt po them unë që kom qëndruar më shumë me të.

Julios Von Bone: Në luftë a keni diskutuar për çështje sigurie me Rrahman Dinin?

Dëshmitari: S’kam diskutuar se s’kam pas arsye të diskutoj me të.

Julios Von Bone: A e di që ka qenë një person në atë brigadë me emrin Sali? Kush ishte ky?

Dëshmitari: Kanë qenë dy Saliha. Njërit mbiemrin nuk ia di?

Julios Von Bone: Çfarë detyrash kishte ky Salihu? E ke taku ndonjëherë?

Dëshmitari: E kom taku në ndeja

Julios Von Bone: Çka keni diskutuar kur jeni taku?

Dëshmitari: Në kuptimin ushtarak s’kam diskutuar.

Julios Von Bone: Kë e ka pas epror?

Dëshmitari: Ma merr mendja që eproret e Brigadës 153.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img