4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Rama demanton Kurtin “ndër sy” në paraqitjen para mediave

Dy kryeministrat e Kosovës, respektivisht Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama nuk kanë rënë shumë dakord mbi një pikë të nxjerrë nga takimi mes tyre. 

Rama ka kundërshtuar Kurtin pasi shefi i Qeverisë së Kosovës deklaroi se në takimin mes dy delegacioneve më shumë kanë diskutuar ministrat sesa dy liderët politikë.

“Më lejoni që në fund të ndajë me ju edhe një njoftim të rëndësishëm: ky është se kryeministri Rama ishte këtu me gjysmën e Këshillit të tij të Ministrave dhe unë me pothuajse gjysmën e kabinetit tim. Më shumë kanë diskutuar ministrat tanë sesa ne të dy dhe gjithçka ka qenë me qasje zhvillimore”, deklaroi Kurti në konferencën e përbashkët me Ramën para mediave.

“Për një orë e gjysmë nuk janë përmendur fjalët as Ballkan e as Serbi, por veç Kosovë dhe Shqipëri dhe mos të krijohet përshtypja që ne kur takohemi, flasim vetëm politikë ndërkombëtare por kemi aq shumë punë për të bërë”.

Por, kryeministri i Shqipërisë i parapriu në moment Kurtit. I tha se “në fakt ne të dy flasim shumë më tepër” sesa mund të nënkuptohej nga deklarimi i Kurtit.

“Këtu vetëm një ngatërresë. Tani këta do thonë se paskan folur ministrat sepse këta s’paskan folur fare me njëri-tjetrin por në fakt ne flasim shumë më tepër”, reagoi Rama. /Insajderi.org

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img