Situata asht ma e tensionume n’Kuvend se sa po doket ne media, me u shpernda Kuvendi sa nuk asht ba vone.
Pal Lekaj, Kryetar i Grupit Parlamentar te AAK’s ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum ka thane se nuk asht i rastesishem sulmi qe po ndodh ne te njajten kohe ndaj Ramush Haradinajt nga Isa Mustafa dhe mediat serbe
Mes tjerash Lekaj foli edhe per mundesine e nji hallakame ne Kuvend.
“Situata po doket se asht ma e tensionume ne Kuvemd se sa po del ne media”, ka thane Lekaj, tue shtue se Kuvendi duhet me u shpernda sa nuk asht ba vone.
Ai ka shtue se Qeverisja Mustafa duhet me shkue te shpija sa ma shpjet ngase nuk ka ma legjitimitet qytetar me udheheqe vendin.
Simbas tij, per me zgjidhe krizen institucionale, vendit i duhen zgjedhjet e jashtezakonshme.
“Aleanca asht qe nese ka seriozitet me udheheqe shtetin, patjeter qe ka me qene krah i fuqishem i tij, por sikur po shihet nuk ka nji seriozitet ne udheheqjen e shtetit dhe zgjidhja ma e mire asht qe vendi me shkue ne zgjedhje”, ka theksue nder te tjera Lekaj.