5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gara për Prishtinën: Në Rubikon qytetarët e votuan Arben Vitinë të parin, Uran Ismailin të dytin

Në emisionin e sotëm në Rubikon me Adriatik Kelmendin, i ftuar ishte Kryetari i Prishtinës në tetë vjetët e fundit, Shpend Ahmeti.

Gjatë këtij emisioni Klan Kosova ka lëshuar edhe një sondazh publik përmes kanalit të saj në Youtube ku transmetohej emisioni, ku për më shumë se një orë votuan mbi 1200 qytetarë.

Ajo që ka rënë në sy është se Vitia dhe Ismaili janë renditur të parët sipas votave që u janë dhënë kandidatëve në këtë kanal në Youtube në këtë edicion të Rubikonit.

Nga votat e mbledhura, rezulton se më së shumti ka marrë kandidati i Vetëvendosjes, aktualisht Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me gjithsejtë 36 % sosh.

I dyti më i votuar del të jetë kandidati i PDK-së, Uran Ismaili me 30 %.

Ndërsa Përparim Rama i LDK-së ka marrë 26 % kurse Daut Haradinaj 7 %.

Gara në Prishtinë duket se do të jetë shumë interesante.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img