11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Pas reciprocitetit, Albin Kurti vazhdon aktivitetet e tij zgjedhore në Llap

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar komunën e Podujevës, shkruan IndeksOnline.

Kurti së bashku me kryetarin Shpejtim Bulliqi, pas një parakalimi në sheshin e qytetit, bënë një vizitë tek bizneset dhe fabrikat e Podujevës.

Njoftimi u bë i ditur nga Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Podujevë.

Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Pas këtij vendimi, Kurti duket se do të vazhdoj aktivitetet e tij zgjedhore.

Postimi:

Albini në Llap

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte për vizitë te i pari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Gjatë kësaj vizite kryeminstri Kurti së bashku me kryetarin Shpejtim Bulliqi, pas një parakalimi në sheshin e qytetit, bënë një vizitë tek bizneset dhe fabrikat e Podujevës. Së pari vizituan fabrikën e përpunimit të perimeve (piperit) Ananas Impex, e cila është një nga fabrikat më të mëdha në Podujevë. Pastaj, ata vizituan edhe njërën nga fabrikat më të mëdha të tekstilit në Kosovë, S/Sprint, e cila eksporton tekstilin edhe jashtë vendit.

Tutje, kryeminstri Albin Kurti dhe kryetari Bulliqi zhvilluan një takim me sportistët e Podujevës në parkun e Manchesterit, duke u zotuar për përkrahje maksimale në mandatin e radhës.

Takimi u përmbyll me gratë dhe vajzat kandidate për asamble, ku kryeminstri Kurti shprehu gadishmëri dhe përkrahje për fitoren e rradhës të 17 tetorit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img