2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në takim me ambasadorët e QUNT-it: Ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot kanë qenë nikoqir të ambasadorëve të QUNT-it dhe shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në këtë takim, siç njoftoi zyra e kryeministrit, u diskutua vendimi për vendosjen e reciprocitetit ndaj tagrave të Serbisë.

“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia e kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, citohet të ketë deklaruar Albin Kurti para ambasadorëve të shteteve kryesore në vend.

Kurti ka thënë se që nga vendosja e reciprocitetit të targave, nuk ka pas ndonjë incident.

“Vendimi i djeshëm nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase”, thuhet në njoftim.

“Ligji është zbatuar, trajtimi i barabartë është siguruar”, tha kryeministri, duke theksuar se Njësitë Speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare.

“Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpijnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cenuar ata”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të kryeministrisë.

Ambasadorët dhe kryeministri Kurti u pajtuan që duhet ruajtur paqen dhe qetësinë, stabilitetin dhe sigurinë, dhe se dialogu duhet të vazhdojë e situata duhet të de-eskalojë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img