Një delegacion zyrtarësh nga Ministria e Drejtësisë, janë nisur sot për në Hagë.
Të njëjtit pritet ta vizitojnë Qendrën e Paraburgimit në Dhomat e Specializuara, ku po qëndrojnë ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nisja e tyre bëhet e ditur nga Genc Nimoni, pjesë e kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë, i cili ka ndarë një fotografi në Instagram.
Fotografi të ngjashme ka ndarë edhe Pranvera Ejupi–Hajzeraj nga po ky dikaster.