7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdimi i dëgjimit të dëshmisë, Mustafa largohet nga seanca

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm në vijimin e seancës gjyqësore në Hagë, ku po merret në pyetje dëshmitari i parë në gjykimin ndaj tij.

Mustafa, i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria e Specializuar e Hagës, nuk po merr pjesë në vazhdimin e seancës, ka bërë të ditur avokati mbrojtës i tij, Julius Van Bone.

Në pjesën e parë të seancës, dëshmitari i parë ka thënë se personat që sipas tij e kanë kidnapuar janë prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së dhe kanë pasur të veshur “tesha të larme të UÇK-së”.

Sipas dëshmitarit të parë në këtë gjykim, i njëjti është ndaluar nga sy persona që sipas tij janë prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së, të cilëve pastaj u janë bashkuar edhe të tjerë dhe siç ka thënë dëshmitari e kanë dërguar për mbajtje në një vend në fshatin Zllashë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img