Reperi nga Shqipëria, Marin, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Shota” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me motive e elemente tradicionale.
Tekstin e ka shkruar vet artisti, kurse për producimin është përkujdesur Rzon në bashkëpunim me Pllumb.
Videoja i është besuar Melodi Studio dhe tashmë të plotë e gjeni në kanalin e tij në YouTube.
Marin edhe në këtë klip bëri paraqitjen e veçantë duke gërshetuar stilin modern me tradicional.
I njëjti për publikun u bë i famshëm që nga projekti “Meek meek”, i cili u konsiderua si një nga hitet e vitit që lamë pas.
Krahas këtyre, ai tani po punon edhe në disa prurje të tjera muzikore.