14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dramë në Rusi: Sulmuesi qëllon me armë në kampusin e universitetit, njerëzit ikin nga dritaret – raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Të shtëna armësh janë raportuar se janë zhvilluar në kampusin e universitetit në qytetin rus të Perm, nga të cilat sipas mediave të huaja, ka të vdekur dhe të plagosur.

Disa pamje të cilat supozohet se janë marrë nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz që përpiqen të shpëtojnë nga ndërtesa duke u hedhur nëpër dritare.

Ndërkohë një video nga ndërtesa thuhet se tregon një burrë të armatosur të veshur me të zeza duke ecur ngadalë nëpër kampus para njerëzve të tmerruar.

Raportet e pakonfirmuara thonë se sulmuesi është një 18-vjeçar i cili la një shënim që njoftonte veprimin e tij në mediat sociale.

Ai dyshohet se u barrikadua në një nga dhomat në ndërtesat e universitetit që po synonte.

Disa media cituan burime të thoshin se sulmuesi u vra nga oficerët e policisë që iu përgjigjën të shtënave, por tani për tani nuk ka asnjë konfirmim.

Incidenti u raportua në Universitetin Shtetëror në Perm, një nga universitetet më të vjetër në Urale.

Të paktën katër persona u plagosën, raportuan fillimisht mediat, duke iu referuar autoriteteve të universitetit.

Mediat sociale të universitetit kanë paralajmëruar të gjithë aktualisht në kampus që ta lënë atë, nëse është e mundur, ose të mbyllen në ndonjë sallë.

Ndërsa njerëzve gjatë rrugës për në kampus iu tha që të ktheheshin menjëherë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img