6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e 22 vjeçarit në Mitrovicë, policia arreston dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarit për vrasjen e një 22 vjeçari në Mitrovicë, në shkurt të këtij viti.

“Në orët e mbrëmjes së datës 19 shtator 2021, nga ana e hetuesve policor janë arrestuar dy të dyshuarit L. S. 31 vjeçar dhe V.S., 25 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Dy të dyshuarit kohë më parë, janë shpallur në kërkim policor si të dyshuar për veprën penale ’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 12 shkurt 2021, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima M. K., i moshës 22 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia bën me dije se si prova materiale nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të shkurta, të llojit pistoleta të cilat dyshohen të jenë përdorur në veprën penale ‘Vrasje e rëndë.

Ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img